Vuçiq konfirmon vizitën e Merkel në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka njoftuar se Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, do të zhvillojë vizitë zyrtare në Beograd.

Lajme

01/09/2021 09:31

Duke folur nga Sllovenia, para nisjes së Forumit Strategjik të Bledit, ai ka pohuar se nuk mund të tregojë se kur do të zhvillohet kjo vizitë, raporton N1, transmeton Klankosova.tv.

Vuçiq ka treguar se me Merkel do të flasin për pikëpamjet gjermane mbi rajonin e Ballkanit, duke shtuar se asnjë shtet nuk mund të bëjë progres nëse nuk e ka Gjermaninë në anën e vet.