Vuani nga rënia e flokëve? Provoni këto metoda për parandalimin e kësaj dukurie

Shumë persona vuajnë nga kjo dukuri aspak e këndshme.

Lifestyle

11/12/2021 10:06

Rënia e flokëve është prezente si te gratë, ashtu edhe te meshkujt, për arsye të ndryshme gjenetike apo edhe të tjera, transmeton lajmi.net.

Këto janë disa këshilla me të cilat mund të parandaloni rënien e tyre.

1. Para çdo larje të flokëve krihini ato mirë.

2. Gjatë larjes së flokëve mos e përdorni ujin shumë të nxehtë apo të ftohtë, lani flokët vetëm me ujë të vakët.

3. Shampon që e përdorni çdo ditë duhet të jetë e butë. Përdorni shampo bimore.

4. Aplikojeni shampon butësisht në flokët tuaj. Përdorni gishtat për masazhimin e rrënjëve dhe kokës që flokët tuaj të jenë të shëndetshme, është e rëndësishme që edhe ushqimi të jetë i tillë.Flokët kanë nevojë për vitamin C, proteinë, zink dhe hekur. /Lajmi.net/