Vuani nga aknet? Njihuni me metodën e trajtimit të tyre që nuk e keni provuar deri më sot

Trajtimi i lëkurës mund të ndihmojë shëndetin mendor dhe trajtimi i shëndetit mendor mund të ndihmojë lëkurën tuaj.

Lifestyle

04/04/2021 11:40

Nëse keni eksperienca me “shpërthime”, me siguri e njihni këtë proces: Lëkura juaj acarohet, më pas ju acaroheni kur e shikoni,  pastaj lëkura përkeqësohet, shkruan “Cosmopolitan”.

Hulumtimet tregojnë se njerëzit me akne në fytyrë kanë një rrezik më të lartë për të përjetuar ankth dhe depresion, të cilat më pas shkaktojnë përkeqësimin e lëkurës, transmeton lajmi.net.

Sipas dermatologes Mona Gohara, në thelb, gjendja emocionale dhe lëkura juaj janë të lidhura thellësisht, kryesisht falë një substance të vogël të quajtur kortizol.

Kur jeni të stresuar, të shqetësuar ose në depresion, trupi prodhon këtë hormon stresi, i cili midis shumë funksioneve të tjera, bën që lëkura juaj të prodhojë më shumë yndyrë. Dhe në këtë mënyrë mund të tërheqë më shumë baktere duke krijuar më shumë puçrra. Kortizoli gjithashtu mund të shkaktojë inflamacion, duke e bërë lëkurën të kuqe dhe të fryrë.

Trajtimi i lëkurës mund të ndihmojë shëndetin mendor dhe trajtimi i shëndetit mendor mund të ndihmojë lëkurën tuaj.

Në mënyrë të veçantë, terapia mund t’ju mësojë aftësitë e përballimit dhe menaxhimit të simptomave të stresit, ankthit dhe depresionit.

Çdokush mund ta fillojë këtë rrugëtim për pastrimin e fytyrës duke provuar ushtrime qetësuese si meditimi, yoga, frymëmarrja e thellë, apo edhe duke bërë më shumë orë gjumë. Por puna me një terapist aktual mund t’ju ndihmojë të gërmoni në atë që, saktësisht, ju shqetëson dhe si t’i bëni ata shkaktarë më pak të ashpër.

Sigurisht, nuk është gjithmonë kaq e thjeshtë. Por merrni parasysh këtë, që edhe nëse terapia nuk i rregullon puçrrat tuaja, kjo terapi padiskutim ju ndihmon me shëndetin mendor. /Lajmi.net/