Lajme të këqija për Atletico – Vrsaljko dhe Correa pësuan lëndime kundër Betisit
Futbollistët e Atletico Madrid, Sime Vrsaljko dhe Angel Correa, pësuan lëndim gjatë ndeshjes ndaj Real Betisit.
Sport
Gjatë ndeshjes së xhiros së 27-të në La Liga ndërmjet Atletico Madrid dhe Real Betis pësuan lëndim Sime Vrsaljko dhe Angel Correa.
Vrsaljko dhe Correa u larguan të dy në pjesën e parë të lojës.
“Anësori kroat është mjaft i lënduar, ndërsa kyçi i këmbës së sulmuesit argjentinas është i ‘ënjtur’”, ishin fjalët e Simeones pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.
Ende nuk dihet se sa do të mungojnë të dy lojtarët, por nuk do jenë për ndeshjen e ardhshme të Atleticos të premten ndaj Cadiz. /Lajmi.net/