Vritet një polic i njësisë speciale në Lazarat
Një polic i forcave speciale RENEA është vrarë nga shkëmbimi i zjarrit në Lazarat. Të shtënat me armë zjarri kanë shoqëruar përgjatë gjithë natës banorët e Lazaratit.
Lajme
Gazetarja e Ora News në Gjirokastër bën me dije se të shtënat kanë vijuar edhe përgjatë mëngjesit.
Po sipas Lulos, të shtënat vijnë nga qëndra e fshatit dhe nga lagjet e sipërme të Lazararit.
Policia nuk jep informacion lidhur me situatën, ndërsa ka prezencë të shtuar të bluve në fshat ne dy postblloqe.
Lidhur me situatën ka ardhur reagimi i kreut të PD në Gjirokastër, Roland Bejko.
Sipas tij, kjo situatë është pasojë e provokimit policor, duke pretenduar se ka qëlluar policia dhe jo banorët.