Vritet një 40-vjeçar në Balaj të Ferizajt, arrestohet i dyshuari
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot, rreth orës 19:30 në fshatin Balaj të Ferizajt, një person ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Veseli tha se viktima është i moshës 40-vjeçare, ndërsa policia e ka…

Lajme
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot, rreth orës 19:30 në fshatin Balaj të Ferizajt, një person ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli tha se viktima është i moshës 40-vjeçare, ndërsa policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe ia ka sekuestruar armëm.
”Me datën 15.09.2025 rreth orës 19:42 kemi pranuar një informatë se në fshatin Balaj të Ferizajt ka ndodhur një vrasje. Viktimë është një person mashkull, i moshës rreth 40 vjeç. Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar një armë zjarri. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit. Për informata të detajuara do të njoftoheni me raport vijues.” ka thënë Veseli. /Lajmi.net/