Vritet një grua në mënyrë tragjike nga aligatori pasi u përpoq ta “godiste” atë
Një grua u vra nga një aligator pasi u përpoq të bënte fotografi dhe ta "godiste".
Fun
Pavarësisht bllokimit, Cynthia Covert, 58-vjeçare kishte shkuar në një takim në shtëpi për një mik, i cili jetonte në një komunitet të mbyllur në ishullin Kiwah, Charleston, transmeton lajmi.net.
Covert raportohet se mbërriti me një shishe verë dhe ishte “duke vepruar çuditshëm” para se të dallonte aligatorin. Pasi Covert mbaroi të bëjë thonjtë e klientës së saj, ajo pa aligatorin në një pellg afër shtëpisë dhe si duket ishte “magjepsur”.

Policia raporton detaje se Covert filloi të bënte fotografi të zvarranikut, duke u afruar gjithnjë e më shumë. Klientja e saj thotë se paralajmëroi shumë herë bukuroshen për t’u larguar nga aligatori.
Më pas aligatori e sulmon atë duke e kafshuar në këmbë dhe duke e tërhequr zvarrë në ujë.
Edhe pse policët dhe zjarrfikësit arritën në vendin e ngjarjes, ishte tepër vonë, sepse sulmi i aligatorit ishte i shpejtë dhe ajo vdiq. Aligatori u qëllua në kokë nga një oficer policie. Policia më pas qëlloi aligatorin edhe katër herë para se ta vriste. /Lajmi.net/