Kurti uron 28 Nëntorin nga Vlora, merr pjesë në ceremoninë shtetërore të ngritjes së flamurit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shqipërinë dhe shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit, duke e shënuar këtë festë në qytetin e Vlorës, aty ku u shpall Pavarësia e Shqipërisë. Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka ndarë pamje nga Vlora, ndërsa ka rikujtuar momentin historik të 28 nëntorit 1912, kur Kuvendi Kombëtar, nën…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shqipërinë dhe shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit, duke e shënuar këtë festë në qytetin e Vlorës, aty ku u shpall Pavarësia e Shqipërisë.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka ndarë pamje nga Vlora, ndërsa ka rikujtuar momentin historik të 28 nëntorit 1912, kur Kuvendi Kombëtar, nën kryesimin e Ismail Qemalit, shpalli krijimin e shtetit të pavarur shqiptar.
“Në Vlorën e Pavarësisë, aty ku më 28 nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i kryesuar nga Ismail Qemali, e shpalli krijimin e shtetit të pavarur shqiptar, ditëlindjen e të cilit po e festojmë sot. Urime Shqipëri, urime shqiptarë!”, ka shkruar Kurti.
Gjatë qëndrimit në Vlorë, Kurti, së bashku me presidenten Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të ngritjes së flamurit, me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, si dhe kryeministri Edi Rama. /Lajmi.net/