Vritet ish-futbollisti i kombëtares së Austrisë, Volkan Kahraman
Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi në Vjenë. Si pasojë e një zënke është vrarë ish-futbollisti i kombëtares austriake, Volkan Kahraman. Autori që e ka shkaktuar ngjarjen më pas ka kryer vetëvrasje, transmeton lajmi.net. Sipas gazetës ‘Kronenzeitung’, ish-futbollisti pati një diskutim të ashpër me një burrë tjetër në një kafene, i cili doli në…

Sport
Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi në Vjenë.
Si pasojë e një zënke është vrarë ish-futbollisti i kombëtares austriake, Volkan Kahraman.
Autori që e ka shkaktuar ngjarjen më pas ka kryer vetëvrasje, transmeton lajmi.net.
Sipas gazetës ‘Kronenzeitung’, ish-futbollisti pati një diskutim të ashpër me një burrë tjetër në një kafene, i cili doli në rrugë ai mori një armë dhe e qëlloi në kokë.
Siç raportojnë mediat austriake, i dyshuari dhe viktima thuhet se kishin qenë miq dhe ortak biznesi.
Por, sipas policisë ende mbetet e paqartë arsyeja e këtij rasti dhe se hetimet po vazhdojnë.
Nga të shtënat mësohet se përveç Kahramanit ka vdekur edhe një tjetër. Mësohet se është personi me të cilin ish-lojtari i Feyenos është përleshur. Trupi i dytë u gjet pranë vendit të krimit.
Karrierën e filloi karrierën e tij në ekipin e të rinjve të Wiener Austria.
Përveç fanellës së vjenezëve, ai ka luajtur edhe për Trabzonspor, LASK, Austri Salzburg dhe Vjenë./Lajmi.net/