Kosovës i shtohen 13 objekte në listën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore
Ministrja e Kulturës dhe Sportit, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur se trashëgimia kulturore e Kosovës është pasuruar me 13 asete të reja në listën e mbrojtjes së përkohshme. Nga lokalitetet arkeologjike dhe kalatë, te kullat, shtëpitë historike dhe komplekset industriale e familjare, lista përfshin asete që dëshmojnë periudha të ndryshme historike dhe mënyra të…
Lajme
Ministrja e Kulturës dhe Sportit, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur se trashëgimia kulturore e Kosovës është pasuruar me 13 asete të reja në listën e mbrojtjes së përkohshme.
Nga lokalitetet arkeologjike dhe kalatë, te kullat, shtëpitë historike dhe komplekset industriale e familjare, lista përfshin asete që dëshmojnë periudha të ndryshme historike dhe mënyra të jetesës në pjesë të ndryshme të vendit.
Në mesin e tyre janë kompleksi industrial i Tulltores në Prishtinë, Gjyteti i Gjyrgjedellit në Kaçanik, Kalaja e Dafinës në Rahovec, Kulla e Asllanit në Tërdec të Drenasit, shtëpia muze e Latif Berishës në Mitrovicë të Veriut dhe kompleksi i familjes Çollaku në Zym të Prizrenit.
“Ky proces vazhdon me identifikimin dhe vlerësimin e aseteve që bartin vlera historike e kulturore, me synimin që ato të përfshihen në mekanizmat përkatës të mbrojtjes”, ka shkruar Bogujevci.