Vrasjet në Elbasan u kryen me shkrepjen e 65 plumbave

Policia gjeti gjithsej 65 gëzhoja në vendin e ngjarjes. Është e paqartë, nëse autorët u panë nga dëshmitarë okularë, apo jo. Në vrasjen e mbrëmshme, u ekzekutuan 3 persona kurse gjashtë të tjerë janë plagosur, prej tyre katër janë rëndë.

Lajme

04/02/2016 10:01

12 orë pas vrasjes, policia njoftoi se nuk ka asnjë rezultat, nga kërkimet për autorët e masakrës në Elbasan.

Pranë lokalit, ku ndodhi ekzekutimi, u gjetën 2 automatikët me të cilët u krye krimi, dy  krehra pa fishekë dhe një krehër me 26 fishekë, raporton lapsi.al, transmeton lajmi.net

Gjithsej 65 gëzhoja, u gjetën në vendin e ngjarjes. Është e paqartë, nëse autorët u panë nga dëshmitarë okularë, apo jo.

Gjatë natës Forcat Renea dhe   Policia e Elbasanit kryen kontrolle në Elbasan, Peqin,  Cërrik, Librazhd e Gramsh.

Makina me të cilën lëviznin vrasësit, ende nuk është gjetur.

150  garazhe makinash janë kontrolluar, pa asnjë rezultat, ndërsa janë shoqëruar për verifikim 46 persona. Në vrasjen e mbrëmshme, u ekzekutuan 3 persona kurse gjashtë të tjerë janë plagosur, prej tyre katër janë rëndë/lajmi.net