Vrasje në tentativë në Prishtinë

Të mërkurën është arrestuar një mashkull në Prishtinë, pasi pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të personit tjetër. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse viktima nuk ka pësuar lëndime, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh. Rasti dyshohet të ketë ndodhur në orën 17:30. “Është arrestuar…

Lajme

22/06/2023 09:29

Të mërkurën është arrestuar një mashkull në Prishtinë, pasi pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të personit tjetër.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse viktima nuk ka pësuar lëndime, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur në orën 17:30.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë me pesë copë fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkaq viktima nuk ka pësuar lëndime”, ka njoftuar policia.