Vrasje në tentativë në Deçan, plagoset një person

Tre persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në fshatin Isniq në Deçan, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vrasje në tentativë’

Lajme

31/07/2021 08:58

Është raportuar se ka ndodhur një zënkë mes gjashtë personave të dyshuar meshkuj  kosovarë, si pasojë e zënkës njëri nga të dyshuarit ka përdorë armë zjarri dhe ka plagosur një të dyshuar mashkull  kosovar.

I lënduari është i arrestuar, është dërguar në spitalin rajonal dhe është nën përkujdesje të policisë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë gjetur dy gëzhoja.

Me urdhër të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë.

Lidhur me rastin përveç personit të lënduar që gjendet nën mbikëqyrjen e policisë janë arrestuar edhe dy të dyshuar tjerë  të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, kurse të dyshuarit tjerët gjende në arrati.

Rasti vazhdon të hetohet. /Lajmi.net/