“Ati i Pavarësisë së Kosovës”, Ganimete Musliu e uron Thaçin për ditëlindje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka uruar për ditëlindje ish-presidenten Hashim Thaçi, duke e vlerësuar lart kontributin e tij për liri, pavarësi dhe shtetndërtim. Ajo tha se mbështetësit e tij i urojnë shëndet dhe kthim sa më të shpejtë në Kosovë. “Dëshiroj t’ia uroj atit të pavarësisë së Kosovës ditëlindjen, duke…
Lajme
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka uruar për ditëlindje ish-presidenten Hashim Thaçi, duke e vlerësuar lart kontributin e tij për liri, pavarësi dhe shtetndërtim.
Ajo tha se mbështetësit e tij i urojnë shëndet dhe kthim sa më të shpejtë në Kosovë.
“Dëshiroj t’ia uroj atit të pavarësisë së Kosovës ditëlindjen, duke kujtuar me epitetin më të lartë angazhimin dhe sakrificën e tij për liri, pavarësi dhe shtet ndërtim. Urimi i mbështetëseve të tij është që të ketë shëndet dhe ai e shokët e tij të kthehen sa më shpejt një Kosovë. Dhe e drejta legjitime e popullit liridashës të Kosvoës ta gjejë rrugine vet”, deklaroi Ganimete Musliu.