Vrasja tragjike në Klinë: Caktohet masa e ndalimit 48-orëshe për të dyshuarin
Prokuroria Themelore dhe Policia e Pejës kanë njoftuar se ndaj Jetmir Isufit, i dyshuar për vrasjen e rëndë të Faruk Isufit në fshatin Bokshiq, është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes janë në vazhdim. “Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes ka arrestuar personin e dyshuar, i…
Lajme
Prokuroria Themelore dhe Policia e Pejës kanë njoftuar se ndaj Jetmir Isufit, i dyshuar për vrasjen e rëndë të Faruk Isufit në fshatin Bokshiq, është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes janë në vazhdim.

“Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes ka arrestuar personin e dyshuar, i cili me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë, i dyshuar për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’”, thuhet në deklaratë.