Vrasja në Vitomericë të Pejës, deklarohen nga Prokuroria
Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Vitomericë të Komunës së Pejës. Në lidhje me rastin është deklaruar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi. Ai ka konfirmuar vrasjen, ndërsa ka njoftuar se në vendngjarje është kryeprokurorja dhe prokurorja e Krimeve të Rënda. “Ka ndodhur një vrasje, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë…
Lajme
Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Vitomericë të Komunës së Pejës.
Në lidhje me rastin është deklaruar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
Ai ka konfirmuar vrasjen, ndërsa ka njoftuar se në vendngjarje është kryeprokurorja dhe prokurorja e Krimeve të Rënda.
“Ka ndodhur një vrasje, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë të Policisë së Kosovës, me të gjitha njësitë relevante, si dhe kryeprokurorja dhe prokurorja e Krimeve të Rënda”, deklaroi Nikçi.
Deri më tani dihet se kunati ka vrarë kunatën e tij ndërsa nga Policia nuk kanë dhënë detaje ende. /Lajmi.net/