Vrasja e 27 vjeçarit në Prishtinë, policia nis bastisjet për arrestimin e të dyshuarve

Një 27 vjeçar është vrarë sot në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Lajme

27/02/2019 14:17

Rasti ka ndodhur rreth orës 11:30, ndërkaq që ende nuk dihen detajet e vrasjes, raporton lajmi.net.

E lidhur me rastin ende nuk ka të arrestuar.

Kështu ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës është duke kryer bastisje në disa lokacione ky dyshohet se mund të jenë fshehur përgjegjësit e këtij krimi.

“Aktualisht jemi në fazën preliminare të hetimit të rrethanave të këtij rasti dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e plotë të rrethanave që e karakterizojnë atë, përfshirë edhe intervistimin e cilitdo person që në një ose mënyrë tjetër mund të jetë i implikuar në rast. Ndërkohë që  ka zgjeruar rrethin e hetimit janë duke u kryer operacione të bastisjeve nëpër lokacione të ndryshme  ku dyshohet se të dyshuarit mund të jenë fshehur për t’iu shmangur arrestit policor. Deri më tani nuk ka të arrestuar”, ka thënë Borovci lajmi.net.

Ndërkohë ende nuk dihen detaje shtesë lidhur me rastin. /Lajmi.net/