“Vranësira dhe reshje shiu”, parashikimi i motit për fundjavë

Prishtina Weather ka njoftuar se në fundjavë ka mundësi për reshje lokale shiu.

Lajme

06/05/2022 19:54

Reshje shiu janë paraparë edhe të martën,.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 7C e 10C, e maksimalet ndërmjet 22C e 24C.

Njoftimi i plotë:

Vransira e diell në fundjavë. Mundësi për riga lokale shiu të shtunën. Java fillon me më shumë diell, të martën mundësi për reshje lokale shiu.

6.05.2022 – Vransirat që kanë përfshi vendin ditën e sotme, mbeten prezente edhe ditëve të fundjavës, e sa i përket reshjeve, mund të priten në formë të rigave lokale ditën e shtunë.

Java e ardhshme parashihet të dominohet nga mot më të qëndrueshëm, me më shumë intervale me diell, dhe një rritje të temperaturave në pjesën e dytë. Ditën e martë orëve të pasdites edhe po shfaqen mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

Indeksi i cilësisë së ajrit në ditët vijuese do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme.

7.05 – Kryesisht me vransira. Vende-vende paraqiten mundësi edhe për riga lokale shiu, me më shumë gjasa herët në mëngjes.

8.05 – Kryesisht me vransira, e ditën edhe me intervale me diell.

9.05 – Intervale më të gjata me diell dhe vransira kalimtare.

10.05 – Pjesërisht vranët. Pasdite priten mundësi edhe për reshje lokale shiu me bubullima.

11.05 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 7C e 10C, e maksimalet ndërmjet 22C e 24C.

Era frynë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 5-11m/s, e nga dita e hënë nga veriu e verilindja.

Shtypja atmosferike mbetet më e lartë mbi vlera normale dhe luhatet në këto vlera të larta.