Voton kandidati për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në kuadër të zgjedhjeve lokale. Muharremaj votoi në qendrën e votimit në Gjinoc, ku ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Pas votimit, ai u bëri thirrje qytetarëve të dalin…

Lajme

09/11/2025 12:56

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në kuadër të zgjedhjeve lokale.

Muharremaj votoi në qendrën e votimit në Gjinoc, ku ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Pas votimit, ai u bëri thirrje qytetarëve të dalin sa më shumë në votime dhe të vendosin me votën e tyre për drejtimin e ardhshëm të komunës.