lajmi.net

Votë me Garanci

Dardan Sejdiu nga Vetëvendosje thotë se ky subjekt politik do ta bëjë të sigurt që vota e qytetarëve të shkojë aty ku është e destinuar. Sipas tij, vota do të mbrohet me 3 nëntor.

Lajme

05/10/2013 16:41

Vetëvendosje premton se nuk do t’u lë mundësi manipuluesve eventualë që t’i realizojnë snimet e tyre natën e 3 nëntorit, atëherë kur do të numërohen fletëvotimet.

Drejtuesi i Shtabit Zgjedhor të Vetëvendosjes për Prishtinën, Dardan Sejdiu, tha sot se ky subjekt politik do ta bëjë të sigurt që vota e qytetarëve të shkojë aty ku është e destinuar.

“Duke siguruar proces të këtillë zgjedhor, ne sigurohemi që Prishtinën do ta ndryshojmë së bashku”.

Sejdiu ka thënë se Vetëvendosje është mobilizuar me 250 komisionerë dhe 500 vëzhgues në Prishtinë për ta bërë të mundur këtë.

“Ky organizim dhe ky mobilizim është punë e cila është bërë në mënyrë që të sigurohemi që procesi zgjedhor të ecën mirë dhe që çdo votë e hedhur me datën 3 nëntor të jetë e sigurt, e rrjedhimisht të sigurohemi që fitorja e Vetëvendosjes në Prishtinë të përcillet jo vetëm me fitore në votë, por edhe me fitore në mbrojtjen e votës”.

“Është evidente që mungesa e zgjidhjeve përgjatë 14 vjetëve të fundit, e posaçërisht në 6 vjetët e kaluara, i kanë shndërruar domosdoshmëritë e përditshme të qytetarëve në luks, ndërsa luksin e ka bërë zakon të pushtetarëve aktualë”.

“Lëvizja Vetëvendosje është e vendosur në sigurimin e një procesi fer, të lirë, demokratik dhe të pamanipulueshëm zgjedhor”, ka thënë Sejdiu.

05/10/2013 15:33

LM