Ai një postim në Facebook bërë një krahasim të votave të subjekteve politike boshnjake gjatë zgjedhjeve të kaluara në Kosovë.
Kryeziu përmend faktin se nga 6739 vota të fituara në zgjedhjet e 14 shkurtit, iniciativa e Hoxhiqit, 87 për qind e këtyre votave i ka fituar në vendbanimet me shumicë serbe, ku nuk ka ose ka pak shtrirje demografike të komunitetit boshnjak.
Ai thotë se krejt ky proces delegjitimon përfaqësimin e komunitetit boshnjak dhe arsyen e ulëseve të garantuara për t’u përfaqësuar komuniteti boshnjak.
Ndërkohë, kujtojmë se Iniciativa e Adriana Hoxhiq ka thyer rekord në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, duke siguruar mijëra vota në komunat ku s’ka asnjë pjesëtar të komunitetit boshnjak, të cilin e përfaqëson ajo.
Postimi i plotë i Kryeziut:
Votat per Adrijana Hodzic, delegjitimojne vendet e garantuara per Boshnjak
Nese i lexojme votat e subjekteve politike Boshnjake nder vitet zgjedhore, shohim trend te rritjes apo dhe mbetjes se votave ne te njejtat permasa, prej zgjedhjeve te vitit 2014 e deri ne zgjedhjet e vitit 2019. Perjashtim behet ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2021 per dallim nga viti zgjedhor 2019, kur votat jo nga ky komunitet por per perfaqesuesit e ketij komuniteti rriten per 26%.
Iniciativa e re politike Ujedinjena Zajednica Adrijana Hodzic, e cila ka garuar per here te pare ne zgjedhjet e vitit 2021, ka arritur te fitoj 6739 vota gjithsejte. Deri ketu mund te konsiderohet gjithçka ne rregull, por, ajo cka i ben te diskutueshme dhe per besimin tim kunder frymes kushtetuese, eshte se afer 87% te ketyre votave i ka marre ne Komunat me shumice Serbe, ku s’ka ose ka pak shtrirje demografike te komunitetit Boshnjak.
Psh. vetem ne Komunen e Leposavicit, ajo ka marre rreth 1129 vota, ose ne Komunen e Kllokotit ne regjistrimin e popullsise s’ka asnje boshnjak te regjistruar, ky subjekt politik ka marre 248 vota. E deri sa psh. ne Komunat si Prizreni e Peja ku eshte numri me i madh i boshnjakeve qe jetojne, ajo s’ka arritur te marr as 1% te votave nga ky Komunitet.
Krejt ky proces delegjitimon perfaqesimin e komunitetit Boshnjak dhe arsyen e uleseve te garantuara per tu perfaqesuar komuniteti Boshnjak. Perveç qe kjo eshte shkelje e frymes kushtetuese, per vendet e garantuara per komunitete, ky fenomen krijon precedant per subjektet e medha politike, te cilat ne zgjedhjet e ardhshme munden ta tjetersojne vullnetin e komuniteteve perfshi dhe ate Serb, permes votave te tyre te orientuara te cilat do ti shperndajne tek satelitet e tyre. /Lajmi.net/