Von der Leyen vjen sot në Kosovë, pritet në takim nga Osmani

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen sot do të vizitoj Kosovën. Gjatë kësaj vizite, von der Leyen do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Presidenca e Kosovës ka njoftuar se takimi me Osmanin do të filloj nga ora 13:00, dhe do të mbahet tek…

Lajme

15/10/2025 08:05

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen sot do të vizitoj Kosovën.

Gjatë kësaj vizite, von der Leyen do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se takimi me Osmanin do të filloj nga ora 13:00, dhe do të mbahet tek Kabineti i Presidentes.

Vizitën treditore në rajon ajo e filloi të hënën në Tiranë, ndërsa do ta përfundojë të mërkurën në Shkup. Para vizitës në Kosovë, ajo qëndroi në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë dhe në Serbi.

Kjo është vizita e parë e Von der Leyen në rajon gjatë mandatit të saj të dytë, megjithëse ajo kishte vizituar gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor saktësisht një vit më parë, në përfundim të mandatit të saj të parë.