Volejboll, Kosova në finale të Kampionatit Ballkanin në Beach Volley

Kombëtarja U22 e Kosovës në Beach Volley, ka siguruar finalen e madhe të Kampionatit Ballkanik, pas një paraqitjeje brilante në gjysmëfinale, të dielën në mesditë. Ekipi i “Dardanëve”, i përbërë nga dyshja Ermal Maliqi/Erion Bajrami dhe e drejtuar nga trajneri Arben Bislimi, në gjysmëfinale u tregua i fortë për rivalët nga Rumania, Denis Boldis/George Breban,…

Sport

16/07/2023 14:05

Kombëtarja U22 e Kosovës në Beach Volley, ka siguruar finalen e madhe të Kampionatit Ballkanik, pas një paraqitjeje brilante në gjysmëfinale, të dielën në mesditë.

Ekipi i “Dardanëve”, i përbërë nga dyshja Ermal Maliqi/Erion Bajrami dhe e drejtuar nga trajneri Arben Bislimi, në gjysmëfinale u tregua i fortë për rivalët nga Rumania, Denis Boldis/George Breban, të cilët i mposhtën me rezultat 2-0 (21-18, 21-17).

Ishte një fitore e madhe ndaj një ekipi tejet kualitativ.

Në finale, Kosova U22 do të ndeshet me Turqinë (Batuhan Kuru\Sacit Kurt), të dielën, me fillim nga ora 18:30./Lajmi.net/