Vojvoda: Duhet të tregojmë se jemi më të uritur për fitore se Suedia

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda ka folu rreth ndeshjes së të hënës mes “Dardanëve” dhe Zvicrës. Ai thotë se synimi i Kosovës mbetet te fitorja, dhe që sipas tij, ata duhet të tregojnë se janë më të uritur për triumf sesa Suedia. Synimi është për t’i fituar tre pikët, por për ta arritur…

Sport

07/09/2025 19:03

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda ka folu rreth ndeshjes së të hënës mes “Dardanëve” dhe Zvicrës.

Ai thotë se synimi i Kosovës mbetet te fitorja, dhe që sipas tij, ata duhet të tregojnë se janë më të uritur për triumf sesa Suedia.

Synimi është për t’i fituar tre pikët, por për ta arritur këtë duhet të tregojmë se jemi më të uritur për fitore se sa Suedia. Ajo që ka ndodhur në Zvicër i takon së kaluarës, kemi humbur tri pikë. Kemi analizuar ndeshjen për të mos bërë gabimet e njëjta. Nesër na pret një lojë e re dhe shkojmë për synime të tjera”, tha Vojvoda.

Kosova përballet me Suedinë nesër në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.