Vogëlushi thotë se ka jetuar njëherë më parë (Video)
Cameron, pasi do të fillonte të fliste, ai do ta kujtonte jetën e tij të mëparshme. Ai e përshkruan jetën të cilën thotë se e kishte jetuar më parë në një ishull të quajtur Barra, rreth 200 milje larg vendit ku aktualisht jeton.

Fun
Ai kurrë në ka qenë atje, ai e ka njohur atë vend vetëm nga kujtesa e tij. Ai është në gjendje që në detaje të përshkruajë familjen e tij, shtëpinë në të cilën kishte jetuar dhe qytetin afër ishullit.
Ai flet për një familje tjetër me të cilën kishte jetuar dikur më parë, familje kjo e quajtur Robertson. Cameron i di emrat e familjes së tij të mëparshme, ku jetonin ata dhe mund të përshkruante shtëpinë dhe peizazhin e shtëpisë së tij të mëparshme në detaje.
Por, Cameron në të vërtetë nuk ka qenë kurrë atje. Doktori Jim Tucker, nga Universitet i Virgjinias dhe nëna e Cameron, udhëtuan me të për të gjetur shtëpinë. Dhe ajo ishte tamam ashtu si Cameron e kishte përshkruar, transmeton Lajmi.net.
Djaloshi 6-vjeçar quhet Cameron Macaulay. Ai nuk është ndryshe nga djemtë tjerë të moshës së tij. Çfarë dallon ai nga të tjerët është se i pëlqen të flasë shumë për ‘mamin e vjetër’, ish-familjen e tij dhe shtëpinë e bardhë ku kishte jetuar.
Por, asnjë prej këtyre nuk ka të bëjë me jetën e tij të tanishme. Vendi për të cilin flet ai është vendi ku ai kishte jetuar një jetë më parë, që është 160 milje larg vendit ku jeton aktualisht. Këto gjëra e kanë bërë nënën e tij të brengoset shumë.
Cameron foli për ish-prindërit e tij, si vdiq babai i tij dhe për vëllezërit dhe motrat e tij në jetën e mëparshme, transmeton Lajmi.net.
Ai beson se ka jetuar një jetë tjetër më parë dhe brengoset se i mungon familjes me të cilën kishte jetuar në jetën e mëparshme.
Mësuesja e tij e çerdhes tregoi për të gjitha gjërat që Cameron filloi t’i thoshte për këtë jetë të mëparshme, duke i thënë asaj se sa shumë i mungon nëna e tij, vëllezërit dhe motrat.
Pasi vazhdimisht ai fliste për këtë jetë të cilën thotë se e kishte jetuar më parë, nëna e tij e vërejti se kjo filloi t’i shkaktonte atij stres. Kur familja e tij e morri atë në një udhëtim për të vizituar këtë ishull – vendin për të cilin familja e tij thotë se ai nuk ka qenë kurrë aty – rezultatet ishin absolutisht shokuese, transmeton Lajmi.net.
Çfarë mendoni ju? A mendoni se jemi qenie të cilat jetojmë më shumë se njëherë? Shikojeni videon më poshtë të tregimit të këtij djaloshi: