Vogëlushi sirian e shpëton jetën e një vajze nga snajperi (Video)

Kjo video e këtij djaloshi të vogël që e shpëton jetën e një vajze tjetër nga mbytja me snajper do të ju bëjë që të emocionoheni. Është një mrekulli që ata shpëtuan.

Fun

12/11/2014 16:16

Kjo video ishte bërë në Siri gjatë një sulmi me snajper. Video shfaqë një vogëlush të paarmatosur i cili shkon për ta shpëtuar një vajzë që është e fshehur pas veturës në të djathtë.

Duke u shfaqur me të vërtetë trim gjatë të shtënave, vogëlushi rrezikon jetën e tij për ta bërë këtë shpëtim të pamundur, transmeton Lajmi.net.

Përgjatë videos, ju mund ta dëgjoni edhe personin prapa kamerës që incizonte, duke u lutur për vogëlushin.

Vogëlushi, rrëzohet disa herë deri të arrijë cakun e tij, por vetëm sa për të menduar sulmuesit se e kanë vrarë.

Paralajmërim: Nuk rekomandohet nëse jeni të dobët në zemër.