Vlorë, vdes biznesmeni nga sulmi me tritol (Video)

Një person ka humbur jetën dhe një ka mbetur i plagosur nga shpërthimi i një makine rreth orës 07:00 të mëngjesit te sotëm në kryqëzimin pranë sheshit “Omonia”, në rrugën Trans-Ballkanike. 

Lajme

28/08/2014 12:14

Automjeti tip “Mitsubishi” me targë AA848JX ka qenë në lëvizje pranë sheshit “Omonia”, në momentin që ka shpërthyer.

Gazetari i Balkanweb, Enrik Mehmeti nga vendgjarja ben me dije se një nga personat që ndodhej në automjet, konkretisht drejtuesi ka gjetur vdekjen e menjehershme ndërsa tjetri, pasagjeri ka mbetur i plagosur rëndë për jetën. 

Viktima eshte 42-vjeçari Isuf Kokaj, pronar i një hoteli në Radhimë që pritej të inaugurohej këto ditë. Vellai i 42 -vjeçarit, i kishte shpëtuar një atentati rreth një vit më parë nga i cili nuk pati dëmtime serioze.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se e plagosur në gjendje të rënde, me djegie të shkallës se tretë ka mbetur 19-vjeçarja O.M e cila është nisur menjëherë drejt Tiranës. Vajza ishte pasagjere në autometin që shpërtheu me tritol.

Forca e shpërthimit, duket se ka nxjerrë jashtë O.M 19-vjeç, e cila është marrë nga kalimtarë të rastit dhe është transportuar me urgjencë.

Efektivët e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Episodi i tmerrshëm me tritol u shënua në një zonë tepër popullore në Vlorë dhe në një kohë kur ky qytet është tepër i frekuentuar nga pushuesit që ende nuk kanë mbyllur pushimet verore.

(BalkanWeb)