Vlora Çitaku takohet me Drejtorin e UNHCR’së

Ministrja Çitaku falenderoi UNHCER-in, si partner serioz për ndihmën që kanë ofruar deri më tani në procesin e riatdhesimit dhe krijmit të kushteve sa më të mira për ta, ajo gjithashtu tha se duhet punuar edhe më shumë në integrimin e përsonave të riatdhesuar.

Lajme

12/03/2014 11:46

Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, u takua sot me Vincent Cochetel, Drejtor i UNHCR-së për Zyrën në Evropë. Gjatë këtij takimi u diskutua për çështje me interes të dyanshëm,si ,migrimin e parregullt dhe integrimin e personave te riatdhesuar, mundësitë dhe format e avancimit të Integrimit sa më të suksesshëm të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptianë në sistemin arsimor në Kosovë.

Ministrja Çitaku falenderoi UNHCER-in, si partner serioz për ndihmën që kanë ofruar deri më tani në procesin e riatdhesimit dhe krijmit të kushteve sa më të mira për ta, ajo gjithashtu tha se duhet punuar edhe më shumë në integrimin e përsonave të riatdhesuar nga radhët e komuniteteve që jetojnë në Kosovë, njofton zyra për informim e Ministrisë së Integrimeve Europiane.

Ministrja Çitaku edhe një herë përsëriti përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për krijimin e kushteve sa më të mira për të gjithë komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe personat e riatdhesuar . Ajo deklaroi se është duke punuar me intenzitet të shtuar në mënyrë që integrimi i i personave të riatdhesuar dhe komuniteteve të jetë sa më efektiv,dhe të sjellë rezultate në gjithë shoqërinë.

Në kuadër të këtij angazhimi janë organizuar shumë takime, diskutime të hapura me përfaqësues të Qeverisë, donatorëve, OJQ-ve, të cilët janë aktiv në fushën e mbështetjes së integrimit të personave të riatdhesuar dhe komuniteteve, që kanë nevojë për mbështje të shtuar me synim të vlerësimit të gjendjes aktuale dhe ndërmarrjes së hapave adekuate bazuar në të gjeturat e evidentuara ka thënë ministrja Çitaku.