​Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Çmimet e naftës ranë në Azi, të hënën. Nafta e papërpunuar Brent, standardi global i naftës, ra 4.8% më poshtë në 83.18 dollarë (61.89 paund) për fuçi, ndërsa nafta e tregtuar në ShBA ra 5.6% në 80.13 dollarë, shkruan BBC. Kjo rënie e çmimit erdhi pasi Pakistani, i cili ka ndërmjetësuar përfundimin e luftës ShBA-Iran,…

Bota

15/06/2026 10:02

Çmimet e naftës ranë në Azi, të hënën. Nafta e papërpunuar Brent, standardi global i naftës, ra 4.8% më poshtë në 83.18 dollarë (61.89 paund) për fuçi, ndërsa nafta e tregtuar në ShBA ra 5.6% në 80.13 dollarë, shkruan BBC.

Kjo rënie e çmimit erdhi pasi Pakistani, i cili ka ndërmjetësuar përfundimin e luftës ShBA-Iran, njoftoi një marrëveshje që presidenti Donald Trump tha se do të shihte rihapjen e rrugës kryesore të transportit detar të Ngushticës së Hormuzit.

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha se një ceremoni zyrtare e nënshkrimit do të mbahet të premten, më 19 qershor, në Zvicër.

Ndërsa zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, konfirmoi në një telefonatë në televizionin shtetëror se një marrëveshje me ShBA-në ishte finalizuar.

E, presidenti amerikan, Donald Trump postoi në mediat sociale “le të rrjedhë nafta!”.