Vlora Çitaku sot në Preshevë

Kjo është vizita e saj e parë në Preshevë e Vlora Çitakut në cilësinë e Ministrës së Integrimeve Europiane të Qeverisë së Kosovës.

Lajme

04/11/2013 09:40

Ministrja e Integrimit Evropian Vlora Çitaku sot do të vizitojë Komunën e Preshevës.

Në vizitën e saj të parë zyrtare në Luginën e Preshevës, të dominuar nga shqiptarët, ministrja  Çitaku do të realizojë takime me liderët lokal dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.

“Në kuadër të kësaj vizite Ministrja Çitaku do të takohet me Kryetarin e Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, do të vizitojë shkollën fillore ‘Selami Hallaçi’ si dhe do të ketë një takim me të rinjtë nga shoqëria civile”.

“Kjo është vizita e saj e parë në Preshevë në cilësinë e Ministrës”.