Vlora Çitaku para protestës: Qeveria ta sjell në Kuvend ligjin për Dhomat e Specializuara, kjo është beteja më e rëndësishme e jona

Në sheshin “Skenderbeu” janë mbledhur qytetarët në protestën gjithë popullore kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë. Në këtë protestë, po merr pjesë edhe nënkryetarja e PDK-së dhe deputetja e kësaj partie, Vlora Çitaku. Ajo ka thënë se institucionet e Kosovës duhet ta sjellin në Kuvend ligjin për Dhomat e Specializuara. “Të mos punojnë vetëm…

Lajme

01/10/2026 15:48

Në sheshin “Skenderbeu” janë mbledhur qytetarët në protestën gjithë popullore kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Në këtë protestë, po merr pjesë edhe nënkryetarja e PDK-së dhe deputetja e kësaj partie, Vlora Çitaku.

Ajo ka thënë se institucionet e Kosovës duhet ta sjellin në Kuvend ligjin për Dhomat e Specializuara.

“Të mos punojnë vetëm për mbrojtjen e avokatëve por edhe për një lobim të rëndësishëm në funksion të mbrojtjes së luftës sonë çlirimtare. Kjo është beteja më e rëndësishme për Kosovën, shqiptarët, historinë dhe për të ardhmen”, ka thënë Çitaku. /Lajmi.net/