Vlora Çitaku dhe Bedri Hamza shihen duke hyrë brenda qeverisë, takim me Kurtin para seancë
Ish-kryetari i PDK-së, Bedri Hamza si dhe ushtruesja e detyrës së kryetares së partisë, Vlora Çitaku janë parë duke hyrë në objektin e Qeverisë së Kosovës. Edhe pse nuk është paralajmëruar, Çitaku dhe Hamza sipas informacioneve do të takohen me kryeministrin Albin Kurti, raporton lajmi.net. Ky takim i dyshes me Kurtin vie pasi PDK-ja kërkoi…
Lajme
Ish-kryetari i PDK-së, Bedri Hamza si dhe ushtruesja e detyrës së kryetares së partisë, Vlora Çitaku janë parë duke hyrë në objektin e Qeverisë së Kosovës.
Edhe pse nuk është paralajmëruar, Çitaku dhe Hamza sipas informacioneve do të takohen me kryeministrin Albin Kurti, raporton lajmi.net.
Ky takim i dyshes me Kurtin vie pasi PDK-ja kërkoi që të rikthehet në Kuvend sërish Ligji për Specialen, edhe pse nuk u ndryshua asgjë në të.
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot dy seanca, e në rend dite si fillim është edhe Ligji për Specialen.
Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar është kthyer në Kuvendin e Kosovës për rishqyrtim dhe pritet të votohet pa ndryshime nga teksti i miratuar në tetor.
Ndryshe më 22 tetor 2026, presidentja Justina Shiroka-Pula e ktheu ligjin në Kuvend pas kërkesës së Grupit Parlamentar të PDK-së.
Çështja është vendosur në rend dite për rishqyrtim në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës e cila pritet të zhvillohet sot.
Kurse Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se ndryshimet në këtë ligj prekin detyrimet ndërkombëtare të Kosovës dhe ka kërkuar konsultime paraprake./Lajmi.net/