Po jetonte i vetëm, gjendet i vdekur një burrë në Viti

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje të dyshimtë në Viti. Policia njoftoi se më datë 18 të këtij muaji, në shtëpinë e tij ku jetonte i vetëm është gjetur pa shenja jete viktima mashkull. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë…

Lajme

19/11/2026 09:52

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje të dyshimtë në Viti.

Policia njoftoi se më datë 18 të këtij muaji, në shtëpinë e tij ku jetonte i vetëm është gjetur pa shenja jete viktima mashkull.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Lajmi.net/