Tre persona arrestohen për narkotikë në Podujevë dhe Prishtinë
Tre persona janë arrestuar në dy raste të ndara në Podujevë dhe Prishtinë, pasi dyshohen për posedim dhe shitje të substancave narkotike. Sipas raportit të Policisë, rasti i parë është regjistruar më 18 nëntor, rreth orës 11:00, në Podujevë, ku një person është kapur në flagrancë duke shitur substanca narkotike. Gjatë këtij rasti, nga i…
Lajme
Tre persona janë arrestuar në dy raste të ndara në Podujevë dhe Prishtinë, pasi dyshohen për posedim dhe shitje të substancave narkotike.
Sipas raportit të Policisë, rasti i parë është regjistruar më 18 nëntor, rreth orës 11:00, në Podujevë, ku një person është kapur në flagrancë duke shitur substanca narkotike. Gjatë këtij rasti, nga i dyshuari është konfiskuar një qese me marihuanë. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, në Prishtinë, rreth orës 19:25, është arrestuar një tjetër person, pasi gjatë kontrollit të tij dhe veturës janë gjetur dhe sekuestruar 15.41 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Një tjetër arrestim është realizuar në Prishtinë, rreth orës 21:50, ku një shtetas i huaj është ndaluar pasi gjatë kontrollit tek ai janë gjetur 0.3 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, edhe ky i dyshuar është dërguar në mbajtje.
Të gjitha rastet janë iniciuar dhe po trajtohen nga organet kompetente. /Lajmi.net/