Vlerësimi i Famshëm

Kiss, Nirvana, Peter Gabriel, Hall & Oates, Linda Ronstadt, Cat Stevens dhe E Street Band do të bëhen pjesë e Rock and Roll Hall of Fame, në ceremoninë që do të zhvillohet në prill të vitit të ardhshëm.

ShowBiz

18/12/2013 21:00

Holli i të Famshmëve do të mirëpresë prurje të reja.

Kiss, Nirvana, Peter Gabriel, Hall & Oates, Linda Ronstadt, Cat Stevens (Yusuf Islam) dhe E Street Band do të bëhen pjesë e Rock and Roll Hall of Fame, në ceremoninë që do të zhvillohet në Barclays Centre, Brooklyn, New York, më 10 prill 2014.

Në muajin tetor u bë e ditur se gjysma e emrave nga lista e ngushtë e këtij viti ishin nominuar për herë të parë: Nirvana, Linda Ronstadt, Peter Gabriel, Hall and Oates, the Replacements, Yes, Link Wray, dhe the Zombies. Katër prej tyre ia dolën të hyjnë në listën përfundimtare.

Artistët kanë të drejtë të përfshihen në garën për Hollin e të Famshmëve 25 vjet pas publikimit të albumit të parë. Kësisoj, Nirvana, e cila e ka publikuar albumin Bleach në vitin 1989, është nominuar në rastin e parë të mundshëm.

Sivjet, Kiss fitoi numrin më të madh të votave të 700 votuesve nga mbarë bota, që përfshijnë muzikantë, akademikë, producentë, kritikë, gazetarë, dhe të tjerë nga industria e muzikës.

Pas shumë viteve të qenit të nominuar, rock bendi amerikan arriti i pari në finale.

Pesëmbëdhjetë vjet pas Bruce Springsteen’it, edhe E Street Band do të vlerësohet me shpërblimin për “Arritjet në Muzikë”.

Brian Epstein, menaxheri i ndjerë i Beatles, dhe Andrew Loog Oldham, producenti dhe menaxheri i Rolling Stones, do të jenë fitues të Çmimit “Ahmet Ertegün” për Arritje Jetësore, i njohur edhe si Çmimi për Joperformuesit.

Peter Gabriel, i cili në vitin 2010 u bë pjesë e Hollit me prog-rock bendin e tij Genesis, tash do ta ketë nderin të vlerësohet edhe për karrierën individuale.

A.M.

 

Videolista:

Kiss – I Was Made For Loving You

Nirvana – Come As You Are

Peter Gabriel & Cat Stevens (Yusuf Islam) Wild World

Hall & Oates – Maneater

Linda Ronstadt – You’re No Good