Vjen traileri i parë për dramën me transgjendër, Eddie Redmayne në rol kryesor (Video)

Fituesi i çmimit Oscar vitin e kaluar vjen në rolin e një njeriu që ndërron gjininë.

ShowBiz

01/09/2015 16:36

Eddie Redmayne nga roli i shkencëtarit më të njohur në botë në ‘The Theory of Everything‘ tani vjen në rolin e një burri që ndërron gjininë në filmin ‘The Danish Girl.

Traileri i parë për filmin ka dalë dhe në këto pak minuta shohim një aktrim për të cilin mediat e huaja kanë filluar të shqyrtojnë edhe mundësinë për një tjetër Oscar, transmeton lajmi.net.

Filmi flet për Lilin, të njohur më parë si Einar Wegener, që njihet si personi i parë i konfirmuar që ka bërë operacion për të ndërruar gjininë në vitin 1930.

Alicia Vikander luan rolin e gruas së Wegener. Filmi do dalë më 27 nëntor në Amerikë ndërs 16 janar në Britani./Lajmi.net

YouTube player

The Danish Girl poster