Vjen paralajmërimi: SHBA mund t’i vendos sanksione secilit zyrtar që cenon interesat amerikane

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar për vendimin e SHBA-ve që t’u vë sanksione anëtarëve dhe krerëve të grupeve kriminale të veriut të Kosovës.

Lajme

08/12/2021 21:23

Në një postim në Facebook,  Miftaraj ka paralajmëruar se secili person që cënon interesat amerikane mund të ketë fatin e Veselinoviqit dhe Radojiçiqit.

“Nese deri sot keni mundur te korruptoni sistemin e drejtesise ne Kosove, keni shfrytezuar poziten dhe autoritetin tuaj per t’i ikur pergjegjesise penale, kete privilegj ua eliminon administrata Biden”, ka shkruar Miftaraj.

Sipas Miftarajt, nga tani e tutje konsiderohet se korrupsioni në Kosovë cënon edhe sigurinë nacionale në Amerikë.

Postimi i plotë:

Secili zyrtar i lartë publik ose person i perfshire ne korrupsion dhe qe cenon interesat amerikane mund ta kete fatin e Veselinoviqit.

Nese deri sot keni mundur te korruptoni sistemin e drejtesise ne Kosove, keni shfrytezuar poziten dhe autoritetin tuaj per t’i ikur pergjegjesise penale, kete privilegj ua eliminon administrata Biden.

Korrupsioni ne Kosove nga tani e tutje konsiderohet se cenon edhe sigurine nacionale ne Amerike.

Me poshte nje pjese e urdherit te Presidentit Biden:

President Biden’s Memorandum on Establishing the Fight Against Corruption as a Core United States National Security Interest

In issuing this National Security Study Memorandum, I establish countering corruption as a core United States national security interest. My Administration ëill lead efforts to promote good governance; bring transparency to the United States and global financial systems; prevent and combat corruption at home and abroad; and make it increasingly difficult for corrupt actors to shield their activities. /Lajmi.net/