Vjedhte maska dhe sterilizuesh duart nga autoambulanca, burgoset hajduti

Një burrë është burgosur për vjedhje të pajisjeve mbrojtëse personale (PPE) nga një ambulancë gjatë krizës së koronavirusit në Britaninë e Madhe.

Fun

02/04/2020 22:16

Mark Manley, 35 vjeç, u burgos për gjashtë muaj nga një vendim i Gjykatës së Croydon Magistrates për vjedhjen e pajisjeve nga një ambulancë dhe sulmimin e një roje të sigurisë, tha Policia Metropolitane.

Ai mësohet se pranoi fajësinë për veprat penale, raporton Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Kur hasi në rezistencë nga stafi i sigurisë, policia tha se i dyshuari sulmoi një punonjës të sigurimit dhe e fyu në baza racore një tjetër.

Ai kishte marrë një qese që përmbante PPE nga automjeti, tha policia. /Lajmi.net/