Vjedhje e rëndë në Prishtinë, hajnat ia marrin pistoletën me leje
Një qytetar ka lajmëruar në polici një vjedhje të rëndë që i ka ndodhur në banesën e tij. Ai ka thënë se persona të panjohur i kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë marrë pistoletën me leje si dhe dy orë dore. Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është nën hetime. “Prishtinë…
Lajme
Një qytetar ka lajmëruar në polici një vjedhje të rëndë që i ka ndodhur në banesën e tij.
Ai ka thënë se persona të panjohur i kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë marrë pistoletën me leje si dhe dy orë dore.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është nën hetime.
“Prishtinë 26.06.2024-15:25. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur, në banesën e tij i kanë vjedhur një pistoletë me leje dhe dy orë dore. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/