Vjedhje e pyllit, arrestohen pesë persona
Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në Deçan për prerje ilegale të pyllit.
Lajme
Sipas njoftimit të PK-së, të dyshuarit shtetas të Kosovës, janë takuar me kamionin e tyre duke transportuar 17 copë trupa bredhi pa dokumente përkatëse.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit tre prej tyre janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa dy të tjerët janë dërguar në mbajtje.