Virusi në Facebook prek miliona përdorues

Facebook tha se një virus software bëri që disa përdorues të rrjetit social të postonin gabimisht informacione, nga ‘private’ në ‘publike’.

Fun

08/06/2018 12:55

 

Virusi ka prekur rreth 14 milionë përdorues gjatë disa ditëve në muajin maj.

Ky problem është skandali i fundit i shkeljes së privatësisë së përdoruesve për kompaninë më të madhe të mediave sociale në botë.

Facebook raporton se virusi i bëri automatikisht postimet e reja nga ‘vetëm miqtë’ në ‘publike’.

Postimet e përdoruesve iu shfaqën një audience më të gjerë sesa e kishin menduar.

Facebook thotë se deri në 14 milionë përdorues mund të kenë pasur postime private të bëra publike për shkak të virusit në software.

Erin Egan, zyrtari më i lartë i Facebook për privatësinë, tha se virusi nuk ndikoi në postimet e kaluara.

Facebook po njofton përdoruesit të cilët janë prekur gjatë kohës që virusi ishte aktiv, duke i këshilluar ata që të rishikojnë postimet e tyre.