Virusi në Facebook dëmton miliona përdorues

Një virus softuerik në Facebook ka bërë që miliona përdorues të këtij rrjeti social të kenë postuar informacione në publik, pa dijeninë e tyre, ka bërë të ditur kjo kompani.

Auto & Tek

07/06/2018 23:12

Kjo “prishje” ka bërë që postimet e përdoruesve të ndahen me të gjithë, edhe në qoftë se përdoruesi kishte zgjedhur opsione me më shumë restrikcione – p.sh t’i ndajë postimet vetëm me njerëzit që i njeh.

“Duam që të kërkojmë falje për këtë gabim. Së fundmi kemi gjetur një virus që ka bërë që postimet automatikisht të ndahen me të gjithë. E kemi rregulluar problemin dhe duke filluar nga sot do t’i njoftojmë të gjithë personat që janë prekur nga kjo” ka bërë të ditur shefi për privatësi në Facebook, Erin Egan.

Kjo prishje ishte aktive në mes të datave 18 deri më 22 maj.