”Virusi më i keq është Juventusi”, tifozët e Napolit të irrituar me kampionin e Serie A

Humbja 3-0 pothuajse e konfirmuar në tavolinë përballë Juventusit ka acaruar tifozët e Napolit.

Sport

04/10/2020 23:08

Pasi Liga italiane konfirmoi se në rast moszhvillimi të sfidës së programuar për ditën e diel në orën 20:45 Juventusi fitonte në tavolinë, pëkrahësit e Napolit kanë shpalosur banderola që sulmojnë klubin bardhezi.

Skuadra e Juventusit zbriti në fushë e tij duke treguar se ishte gati që takimi të luhej. Drejtuesit e Napolit nuk pranuan që skuadra të udhëtonte drejt Torinos pas rasteve me koronavirus në ekip.

Mossensibilizimi i palës bardhezi me Napolin që takimi të luhej në një datë tjetër u ka lënë shije të hidhur tifozëve napolitanë.

“Virusi më i keq është Juventusi” dhe “Federata, shërbëtore e padronit” u shpalosën para stadiumit të Napolit. /Lajmi.net/