“Virgjëresha Shqiptare” fiton Çmimin Nobel

13:10 | 10 Tetor 2013

Alice Munro

Shkrimtarja kanadeze Alice Munro është fituese e Çmimit Nobel për Letërsi. Ajo u quajt “mjeshtre e tregimit të shkurtër bashkëkohor”. Njëri prej tregimeve të saj është \”Virgjëresha Shqiptare\”.

Shkrimtarja kanadeze Alice Munro është fituese e Çmimit Nobel për Letërsi. Në shpjegimin e Akademisë Suedeze thuhet se Munro është “mjeshtre e tregimit të shkurtër bashkëkohor”.

Munro u shpreh “e mrekulluar dhe shumë falenderuese”. Ajo e mori vesh lajmin derisa ishte në vizitë te vajza e saj, e cila e zgjoi në orën 4 të mëngjesit.

“Më duket e pabesueshme. Më duket një gjë e mrekullueshme, nuk mund ta përshkruaj, është më shumë se ç’mund të them”.

“Vërtet do të dëshiroja që kjo t’i shtyjë njerëzit ta konsiderojnë tregimin e shkurtë si art të rëndësishëm, e jo vetëm si diçka për të eksperimentuar derisa të shkruani roman”.

82 vjeçarja, librat e së cilës përfshijnë Dear Life dhe Dance of the Happy Shades, është vetëm gruaja e 13’të që e fiton këtë çmim, që nga viti 1901. Është laureatja e parë kanadeze.

Përktheu Pirro Dollani, botoi Ideart, Tiranë, 2005.

Munro është autore e tregimit “The Albanian Virgin”, botuar në revistën New Yorker, me 27 qershor 1994.

Ky tregim për herë parë u botua në vitin 1997, në “Sheshi”, shtojcën për kulturë të revistës Zëri, përkthyer nga Petrit Hoxha. Një dekadë më vonë u botua edhe si libër, në Tiranë.

Ajo botoi tregimin e saj të parë, The Dimensions of a Shadow, në vitin 1950.

Dance of the Happy Shades e ka fituar çmimin më të madh letrar kanadez Governor General’s Award, kurse në vitin 2009, Munro fitoi Man Booker International për opusin e saj krijues.

“Shumë pak shkrimtarë krahasohen me të. Ajo depërton në zemrën e njerëzores”.

A.M.

 

 

Botimi i parë i “Virgjëreshës Shqiptare”, revista New Yorker, 27 qershor 1994.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpallja e njoftimit nga Akademia Suedeze.