Vinicius zgjedhet lojtari i muajit në La Liga

Vinicius është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit nëntor në La Liga.

Sport

10/12/2021 19:22

Braziliani është duke shkëlqyer këtë sezon me Real Madridin si asnjëherë më parë, shkruan lajmi.net.

Ai ka shënuar 10 gola e ka dhënë tre asistime të tjera në 16 paraqitje në La Liga, gjersa në të gjitha garat është përfshirë në 19 gola në 22 paraqitje (12 gola, 7 asiste).

Marca ka theksuar se Vinicius do të marrë çmimin për lojtarin më të mirë në La Liga për muajin nëntor para fillimit të ndeshjes mes Real Madrid dhe Atletico Madrid.

Ancelotti duket se ka gjetur mënyrën e duhur për ta rikthyer në formë kulminante sulmuesin brazilian, i cili po kalon sezonin më të mirë rreth shënimit të golave që nga ardhja në klubin spanjoll. /Lajmi.net/