Vinicius: Nuk më intereson sa më paguajnë, dua të qëndrojë te Reali

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior ka dhënë informacionet e fundit për rinovimin e mundshëm të kontratës.

Sport

01/11/2021 18:21

Raportohet në media, që Reali do nis diskutimet me brazilianin për të vazhduar kontratën, pavarësisht që ka edhe tre vite tjera të mbetura, transmeton lajmi.net.

I pyetur për rinovimin e kontratës, Vinicius tha se dëshiron të qëndrojë dhe nuk i intereson se sa e paguajnë.

“Rinovimi i kontratës? Ata ende nuk me kanë thënë asgjë, kontrata ime skadon në vitin 2024 dhe ende ka kohë. Jam shumë i qetë, dua të qëndrojë dhe nuk më intereson sa më zgjasin ose sa më paguajnë”.

“Çfarë ka rëndësi për mua është lumturia që jam pjesë e klubit më të mirë në botë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Vinicius është duke kaluar formën më të mirë të karrierës, por çuditërisht nuk u ftua për ndeshjet e nëntorit te Kombëtarja e Brazilit./Lajmi.net