Vinicius kishte tri ditë kohë të zgjedhte mes Barcelona dhe Real Madrid
Janë zbuluar detaje interesante rreth transferimit të Vinicius JR te Real Madrid.
Sport
Ylli brazilian bënte bujë të madhe me paraqitjet e tij që tërhiqte vëmendjen e gjigantëve të Spanjës.
Në garë për anësorin brazilian mësohet të ketë qenë edhe Barcelona, madje lojtari kishte tri ditë kohë që të zgjedhte mes Barcës dhe Real Madridit. Këtë e ka konfirmuar edhe vet lojtari, për ‘FouFourTwo’.
“Ishte menjëherë pasi erdha nga kampionati i Kilit për U17. Kishte thashetheme në shtyp, por nuk iu besoja kurrë” ka thënë Vinicius, transmeton lajmi.net.
“Eventualisht ndodhi: të dyja Real Madrid dhe Barcelona vendosën ofertat në tavolinë dhe unë kisha tri ditë kohë për zgjedhjen” ka shtuar braziliani.
Vinicius në fund kishte zgjedhur kalimin në ‘Santiago Bernabeu’, dhe ‘Los Blancos’ paguanin 46 milionë euro për kartonin e tij. /Lajmi.net/