Vinícius Júnior pezullon bisedimet për rinovim me Real Madridin për shkak të pakënaqësisë me pagën

Sipas ESPN Brazil, agjentët e Vinícius Júnior kanë pezulluar bisedimet për rinovimin e kontratës me Real Madridin, pasi nuk janë të kënaqur me ofertën aktuale të klubit prej 20 milionë eurosh në vit. Ylli brazilian beson se oferta nuk është e mjaftueshme dhe ka kërkuar nga presidenti Florentino Pérez një shtesë prej 10 milionë eurosh…

Sport

19/08/2025 13:48

Sipas ESPN Brazil, agjentët e Vinícius Júnior kanë pezulluar bisedimet për rinovimin e kontratës me Real Madridin, pasi nuk janë të kënaqur me ofertën aktuale të klubit prej 20 milionë eurosh në vit.

Ylli brazilian beson se oferta nuk është e mjaftueshme dhe ka kërkuar nga presidenti Florentino Pérez një shtesë prej 10 milionë eurosh në formë bonusesh të lehta për t’u arritur, transmeton lajmi.net

Për momentin, negociatat janë ndalur, ndërsa mbetet të shihet nëse palët do të arrijnë një marrëveshje në javët e ardhshme./lajmi.net/