Vinicius jep mendimin personal për Mbappe

Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior ishte vendimtar në fitoren 2 - 1 ndaj Elches.

Sport

31/10/2021 18:35

Braziliani realizoi dy gola për t’i ndihmuar skuadrës të arkëtoi pikët e plota, shkruan lajmi.net.

Duke folur për televizionin brazilian, “Esporte Interativo”, Vinicius dha mendimin personal për yllin e PSG-së, Kylian Mbappe që ishte pranë kalimit te Real Madrid verën e kaluar, ku edhe foli për presionin e madh që kishte kur kaloi te klubi spanjoll.

“Presioni ishte shumë i madh. Kurrë nuk e kisha menduar këtë presion në një lojtar të ri. Nuk e di pse ndodhi, ndoshta shkaku që kushtova shumë para”.

“Klubi dhe trajnerët e dinin për kualitetin tim. Gjithmonë jam i qentë dhe asnjëherë nuk më interesoi çfarë thoshin për mua. Është e njëjta tani, nuk besoj që jam lojtari më i mirë në botë. Dëgjojë vetëm njerëzit e klubit dhe ata rreth meje”.

“Çdo lojtar në botë dëshiron të luajë me Mbappe. Është lojtar i mirë, si Cristiano dhe Messi. E përfaqëson gjeneratën e re dhe është duke qëndruar në top për shumë vite”.

Vinicius këtë edicion ka regjistruar shtatë gola dhe tre asistime në tetë ndeshje në La Liga, derisa edhe në Ligën e Kampionëve kontribuoi me dy gola dhe dy asistime./Lajmi.net/