Villarreal arrin marrëveshje me Thomas Partey, i bashkohet si lojtar i lirë
Mesfushori ganez, Thomas Partey, do t’i bashkohet Villarrealit si lojtar i lirë, pasi përfundoi kontrata me Arsenalin. Klubi spanjoll ka arritur marrëveshje për transferimin e tij, transmeton lajmi.net Ndërkohë, Partey është liruar me kusht nga autoritetet, pasi është akuzuar për pesë raste përdhunimi dhe një sulm seksual. Avokati i tij, Wiltshire, ka deklaruar se Partey…

Sport
Mesfushori ganez, Thomas Partey, do t’i bashkohet Villarrealit si lojtar i lirë, pasi përfundoi kontrata me Arsenalin.
Klubi spanjoll ka arritur marrëveshje për transferimin e tij, transmeton lajmi.net
Ndërkohë, Partey është liruar me kusht nga autoritetet, pasi është akuzuar për pesë raste përdhunimi dhe një sulm seksual.
Avokati i tij, Wiltshire, ka deklaruar se Partey i mohon të gjitha akuzat dhe pret me padurim që të pastrojë emrin e tij në gjykatë./lajmi.net/